Një 80-vjeçare të mërkurën dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj 81 vjeç. Prokuroria Themelore në Prizren të enjten ka njoftuar se e moshuara vdiq si pasojë e lëndimeve të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit që bashkëshorti ia shkaktoi.
Sipas Prokurorisë, pas një fjalosjeje i dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke ia përplasur disa herë kokën në tokë. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, më datë 26.08.2026, rreth orës 00:05, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, i dyshuari, B.D., pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij, viktimën me inicialet L.D., e ka sulmuar fizikisht atë, dhe e ka goditur dhe përplasur disa herë kokën e viktimës në tokë, me ç’rast ajo ka pësuar lëndime të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, pas ngjarjes B.D., ka tentuar të fshijë gjurmët e ngjarjes, dhe më pas ka njoftuar familjarët për rastin.
La fiscalía solicitó 30 días de detención para el sospechoso.