Apoya a TIME. Preserva la verdad.
CRÓNICA

Vigilancia con drones: la policía de Gjakova suspendió 152 licencias de conducir e impuso 774 multas en 5 días.

policía

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjakovë, ka bërë të ditur se nga 9 shtatori deri më sot janë shqiptuar 774 gjoba trafiku, ndërsa 152 drejtuesve u janë marrë patentë shoferët, përmes vëzhgimit dhe monitorimit të komunikacionit me dronë. 

Plani operativ është quajtur “DRONI”, ndërsa janë identifikuar nëpërmjet dronëve kundërvajtjet e rrezikshme. 

“Gjatë kësaj periudhe pesë ditore, përmes vëzhgimit dhe monitorimit të komunikacionit me dronë, janë identifikuar kundërvajtje të rrezikshme dhe ndaj shkelësve të rregullave të trafikut janë shqiptuar 774 gjoba, ndërsa 152 drejtuesve u janë marrë patentë shoferët, si masë mbrojtëse ndalim i drejtimit të mjeteve motorike. Shkeljet më të shpeshta për të cilat janë ndërmarrë masa kanë të bëjnë kryesisht me tejkalime në kthesa, tejkalime në vende ku ndalohet me shenja vertikale dhe horizontale të komunikacionit, tejkalim të kolonës së mjeteve, si dhe tejkalime të tjera të pasigurta. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë rregullat e trafikut. Siguria në rrugë fillon nga secili prej nesh!” – ka njoftuar Drejtoria rajonale e Policisë në Gjakovë.