Apoya a TIME. Preserva la verdad.
CRÓNICA

Armas, municiones y uniformes militares incautados en dos lugares del norte.

Arma

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy lokacione të ndryshme në veri të dielën janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion e uniforma ushtarake. 

Në fshatin Dren në Leposaviq në një stallë policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë M-56, dy pistoleta, dhe rreth 140 fishekë. Lidhr me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë një i dyshuar. 

“Gjatë kontrollit në një objekt të përdorur si stallë (ahur), zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar:Një armë përsëritëse M-56, prodhim jugosllav, Crvena Zastava; Një pistoletë CZ-99, kalibër 9 mm, prodhim jugosllav, Crvena Zastava; Një pistoletë CZ Mod-70, kalibër 7.65 mm, prodhim jugosllav, Crvena Zastava; Nëntëdhjetë e nëntë (99) fishekë të kalibrit 7.62 mm; Tridhjetë (30) fishekë të kalibrit 9 mm; Dhjetë (10) fishekë të kalibrit 7.65 mm. Në lidhje me këtë rast, është arrestuar personi me inicialet S.V., i lindur në vitin 1971, në cilësinë e të dyshuarit”, ka njoftuar Policia. 

E në fshatin Shipovë të Zubin-Potokut është sekuestruar një armë AK-47 me 6 karikatorë dhe 157 fishekë, një pushkë gjuetie M-48 me 186 fishekë, një bajonetë, uniforma ushtarake me emblemë serbe, dy çanta ushtarake. Lidhur me këtë rast nuk ka pasur persona të arrestuar. 

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, për të dy rastet është iniciuar hetimi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.  Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i inkurajon ata që çdo rast të dyshimtë ta raportojnë në numrin 192. Policia mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore me qëllim të garantimit të sigurisë dhe rendit publik”, ka njoftuar Policia e Kosovës.