Apoya a TIME. Preserva la verdad.
CRÓNICA

Tras dos sucesos trágicos, Hyseni convoca una reunión de emergencia del Consejo Municipal para la Seguridad Comunitaria.

Alcalde de Gjilan, Alban Hyseni

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se pas dy ngjarjeve tragjike në tri ditët e fundit në Gjilan, që ka rezultuar me tri të vrarë, ka thirrur për të hënën në mëngjes mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. 

Të premten në Livoq të Ulët një burrë vrau bashkëshorten dhe kunatin e tij, ndërsa plagosi kunatin tjetër. E të dielën një 29-vjeçar ka humbur jetën në Pogragjë si pasojë e të shtënave me armë. 

“Komuna jonë po përballet me një situatë të rëndë pas dy ngjarjeve tragjike. Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës. Në emër të Komunës së Gjilanit dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këto dy ngjarje, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Për të adresuar këtë gjendje, nesër në mëngjes do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. Së bashku me udhëheqjen e Policisë së Kosovës dhe të gjitha organet e rendit dhe të ligjit, do të koordinojmë hapat e menjëhershëm për të garantuar rendin publik dhe sigurinë në çdo pjesë të komunës sonë”, ka shkruar Hyseni në Facebook. 

Ai ka thënë se Komuna e Gjilanit do t’i përdorë gjitha kompetencat e saja për të bashkëpunuar me organet e sigurisë në menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla. 

“Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë është prioriteti ynë kryesor institucional. Komuna e Gjilanit do të përdorë të gjitha kompetencat e saj për të bashkëpunuar me organet e sigurisë në menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla. I ftoj të gjithë qytetarët për maturi, qetësi dhe bashkëpunim të plotë me organet e rendit”, ka njoftuar Hyseni. 
 

Leer otras actualizaciones
oficial de policía - policía - lesiones - arresto - asesinato

Una persona fue asesinada en Pogragja, Gjilan; el sospechoso se dio a la fuga.

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pogragjë të...