Apoya a TIME. Preserva la verdad.
CRÓNICA

Un bombero resultó herido mientras respondía al incendio en el centro comercial.

tym

Humo tras las llamas en el edificio

Foto de : KOHA

Një zjarrfikës ka pësuar lëndime gjatë intervenimit në objektin që u kaplua nga zjarri të premten në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë. 

Nuk është raportuar për të lënduar të tjerë, ndërsa Policia ka vlerësuar se dëmet në objekt janë shumë të mëdha. 

“Është raportuar se në një objekt i cili gjendet në magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një zjarr me përmasa të mëdha. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Zjarri është arritur të lokalizohet, ndërsa dëmet janë shumë të mëdha. Një zyrtar zjarrfikës ka pësuar lëndime në dorë gjatë intervenimit”, thuhet në raportin e PK-së.