Apoya a TIME. Preserva la verdad.
CRÓNICA

Lushnjë, një person vret nënën e plagos rëndë babanë

Policía y Shtetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Zhymë në Lushnje, ku një person ka vrarë nënë e tij dhe ka plagosur rëndë të atin duke i goditur me sqepar, raporton “Top Channel”.

Menjëherë pas krimit, autori që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar nga vendngjarja. 

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe ka rrethuar zonën.

Dyshohet se autori ka precedent të mëparshëm penal, pasi edhe më herët ka tentuar të vrasë një person me sende të forta në po të njëjtin fshat.