Apoya a TIME. Preserva la verdad.
CRÓNICA

Cuatro casos de violencia doméstica en un día en Kosovo

policía

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar më 10 tetor në Prishtinë, Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë. Në disa prej rasteve ka pasur sulme fizike, ndërsa në Gjakovë është raportuar për dhunë psikike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Për rastin është njoftuar prokurori.

Në Gjakovë,  janë arrestuar dy burra, të cilët dyshohen se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimave, në njërin rast ndaj bashkëshortes e në tjetrin ndaj nuses së djalit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Rahovec, ku një burrë, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, në Malishevë, është arrestuar një grua, e cila dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht vëllain e saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.