Policia e Kosovës ka lokalizuar një veturë me shtatë persona në fshatin Dobresh të Vitisë, ku dyshohet për kontrabandim me migrantë.
Rasti ka ndodhur të shtunpn kur njësia policore ka ndaluar veturën për kontroll. Gjatë identifikimit, policia ka identifikuar vozitësin, shtetas i Kosovës, si dhe gjashtë persona të tjerë, të cilët nuk kishin dokumente identifikimi me vete.
Sipas deklarimeve të tyre, gjashtë personat janë shtetas të Bangladeshit. Ndërkaq, sipas deklarimit të vozitësit të dyshuar, personat e huaj ishin sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.
Pas intervistimit, i dyshuari dhe vetura janë liruar, ndërsa gjashtë personat me shtetësi të huaj janë trajtuar nga njësitë përkatëse.
Policia ka bërë të ditur se personave të huaj u është lëshuar edhe vërtetimi i akomodimit, në përputhje me ligjin.
Rasti është evidentuar si “Kontrabandim me migrantë”.