Me një vit e tre muaj burgim është dënuar M.D. për dhunën fizike që ia ka shkaktuar nënës së tij në disa raste. Ai u dënua nga Gjykata Themelore në Gjakovë për tri vepra penale “dhunë në familje”, “mospërfillja e gjykatës” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
Sipas njoftimit nga Gjykata, M.D. akuzohej se në shtëpinë e përbashkët në Novosellë të Epërme, e kishte shkelur urdhrin për mbrojtje dhe i ka shkaktuar fillimisht shqetësime emocionale të ëmës duke ia gjuajtur ushqimin me këmbë dhe duke tentuar që ta godiste. Në njoftim theksohet se ajo pas këtyre veprimeve ishte mbyllur në dhomë dhe e ka lajmëruar policinë.
Më 17 shkurt sivjet, ai në të njëjtën shtëpi, pas një tjetër konflikti, e ka sulmuar sërish të dëmtuarën, duke e goditur shuplaka e më pas duke e shtyrë dhe rrëzuar mbi tavolinë. Sipas Gjykatës, me këtë rast ajo ka pësuar lëndime ndërsa kur ka kërkuar ndihmë për t’u ngritur në këmbë, i akuzuari e ka goditur shkelm. Ndërkaq më pas e ka marrë edhe një hekur që përdorej për ndezjen e prushit duke e kanosur e duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pos 15 muajve burgim, M.D. u dënua edhe me gjobë 500 euro. Në dënim do t’i llogaritet edhe paraburgimi prej 17 shkurtit.
-
La fiscalía presenta una acusación formal contra una persona por asesinato con agravantes en Mitrovica.
-
Se investiga en Gjakova un caso de convivencia con una menor de 16 años.
-
Un hombre de 20 años muere en la playa de Ksamil.
-
Un muerto en un accidente en Peja
-
Un sospechoso de falsificación de documentos es arrestado en Jarinje.