Apoya a TIME. Preserva la verdad.
CRÓNICA

Una persona ha sido arrestada, sospechosa de expedir diplomas de formación profesional sin que se haya impartido la formación.

arresto - esposas

Ilustración de la foto

Foto de : Driton Pacharada

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin për “falsifikim të dokumenteve” dhe “mashtrim”, pas informatave të pranuara nga një OJQ vendore. 

I.Ç., si pronar dhe person përgjegjës i Qendrës për Verifikim të Aftësive Profesionale “A” në Prizren, dyshohet se ka lëshuar diploma të aftësimit profesional për profesione të ndryshme, pa u zhvilluar trajnimet përkatëse teorike dhe praktike. 

Dyshohet se këto diploma janë përdorur për punësime brenda dhe jashtë vendit, si dhe për plotësimin e kritereve në procedura të ndryshme të prokurimit. 

Prokuroria ka njoftuar se nga veprimet hetimore, dyshohet se nga viti 2019 deri më tash janë lëshuar 1679 diploma për profesione të ndryshme, ndërsa pagesa për një diplomë raportohet se ka kushtuar rreth 300 euro. Përfitimi ka qenë rreth 500 mijë euro, ndërsa gjatë hetimeve është zbuluar se subjekti në fjalë nuk ishte fare i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.  

“Përfitimi nga kjo veprimtari e kundërligjshme dyshohet të jetë rreth 500 mijë euro”, ka shkruar Prokuroria. “Pas veprimeve hetimore të ndërmarra, është siguruar urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore në Prizren, i cili është zbatuar në bashkëpunim me inspektorët tatimorë. Gjatë kontrollit janë siguruar dëshmi që, sipas dyshimeve të hetimit, tregojnë se subjekti në fjalë nuk ka qenë i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe nuk ka qenë i autorizuar për ofrimin, vlerësimin dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale”. 

El sospechoso estuvo detenido durante 48 horas. 

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësi të provave: 333 diploma profesionale, të vulosura dhe të pavulosura, me emrat e kandidatëve; dy pajisje kompjuterike, në të cilat ishte i instaluar programi për regjistrimin e diplomave; dy USB me të dhëna; tri vula të biznesit; një telefon mobil i të dyshuarit; 11 fleta me shënime lidhur me borxhet dhe pagesat; 630 euro para të gatshme; dhe nëntë kartëvizita të biznesit. I dyshuari gjendet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa, brenda afatit ligjor, Prokuroria do të vlerësojë paraqitjen e kërkesës për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale”, ka njoftuar Prokuroria e cila ka ftuar qytetarët që dyshojnë se janë mashtruar apo dëmtuar me pajisjen e diplomave të paraqiten dhe ta raportojnë rastin.