Apoya a TIME. Preserva la verdad.
CRÓNICA

Detienen a un sospechoso de juego ilegal y le incautan casi 42 euros.

Detenido

ilustración

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë është arrestuar një i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas njoftimit Policia ka zhvilluar hetime intensive lidhur me dyshimet për veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Autoritetet kanë kontrolluar dy lokacione në Prishtinë në pronësi të të dyshuarit. 

“Gjatë kontrollit në këto dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale si; Para të gatshme në vlerë 41.655 euro dhe 20 franga zvicerane, dy telefona, USB, llaptop, 10 vula të ndryshme, 49 kartela gërvishtëse, një veturë, si dhe dëshmi të tjera që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin pas përfundimit të procedurave të parapara i dyshuari me vendim të prokurorit të çështjes është dërguar në ndalim prej 48 orësh.