Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur me veturë në Viti.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur të martën. Në aksident ishin të përfshirë një automjet, i drejtuar nga një burrë, dhe një këmbësor, po ashtu i gjinisë mashkullore.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka vdekur. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.