Gjykatësit e prokurorët, që ishin pjesë e shtyllës së pavarur të pushtetit ku duheshin treguar profesionalizëm dhe përkushtim për zbatimin e ligjit, i dogjën kartat që në çastin kur vendosën të vepronin sipas diktatit politik. U bënë argatë të LS-së dhe Vuçiqit, e jo të drejtësisë. Atëbotë nuk çanë kokën as për bashkëqytetarët e tyre që do të kishin nevojë për veprimin e tyre profesional. Nuk çanë kokën nëse duhej ndjekur kriminelë dhe nëse duhej vënë drejtësinë në vend. I mbajtën peng qytetarët, veten dhe komplet sistemin e drejtësisë në veri
Më 2022, Qeveria kishte vendosur se targat ilegale të lëshuara nga autoritetet paralele serbe do të duhej të hiqeshin nga qarkullimi dhe që të gjitha veturat që qarkullonin nëpër Kosovë do të duhej të kishin targa të lëshuara vetëm nga autoritetet e Republikës së Kosovës.
Ky vendim, i cili do të hynte në fuqi vetëm vitin vijues, në dhjetor, ishte hyrja në dhunën e jashtëzakonshme që do të shpërfaqej në maj, e që do të kulmonte me sulmin terrorist në Banjskë në shtator të 2023-tës. Pra, shihej qartë (për ata që ende mund të kenë dyshime) se i gjithë veprimi ishte i orkestruar dhe se të gjitha veprimet politike me efekte në administratë, gjyqësor e polici bëheshin nën udhëzimet e Listës Serbe, dorës së zgjatur së Vuçiqit në Kosovë.
Lista Serbe kishte organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme në Mitrovicë më 5 nëntor 2022 dhe aty ishte vendosur se kryetarët serbë të komunave në veri do të jepnin dorëheqje, për shkak të vendimit për targat. Thuhej se “serbëve u mohoheshin të drejtat themelore të njeriut”. Ashtu siç thuhet shumë shpesh, për çfarëdo vendimi që merret në Kosovë për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin.
De todos modos.
Nuk u desh shumë kohë që vendimit të kryetarëve t’i bashkoheshin edhe gjyqtarët, prokurorët, stafi administrativ dhe policët, pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Këta të fundit edhe për shkak të suspendimit nga detyra e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, që kishte refuzuar t’i zbatonte urdhrat për lëshimin e qortimeve ndaj shoferëve me targa ilegale. Që të gjithë, u larguan me kushte. Njëri nga ta ishte se do të ktheheshin në vendet e tyre të punës, vetëm kur të themelohej Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e njohur si Zajednica.
además Anatomía de una protesta exitosa (2)Ata që vendosën të dorëhiqeshin ishin 578 policë, të cilëve iu pranuan dorëheqjet dhe nuk mund të ktheheshin më në vende të punës, të cilat duhej plotësuar me kandidatë të rinj që do të konkurronin në bazë të shpalljeve zyrtare (rreth 160 policë të rinj serbë janë rekrutuar ndërkohë); 25 gjyqtarë dhe 119 punëtorë administrate gjyqësore si dhe 10 prokurorë dhe 23 staf mbështetës.
* * *
Nuk e di se cila ka qenë arsyeja që këto dorëheqje nuk janë miratuar përnjëherë, sikurse te rasti i policëve. Nuk e di me siguri, porse do të ketë qenë edhe presioni i jashtëm ai që ka ndikuar, ashtu që të lihej hapur një kapixhik nga do të mund të ktheheshin eventualisht. Me apo pa Zajednicë.
Javën e shkuar, pas shumë vjetësh veprimesh të vështirësuara brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe pas ndryshimit të përbërjes së tij në bazë të ligjit të ri, KPK-ja vendosi që t’i refuzonte kërkesat e prokurorëve të dorëhequr për t’u kthyer në vendet e vjetra të punës. Për pasojë, Haxhiu, në cilësinë e u.d. kryetares së shtetit, dekretoi lirimin e tyre nga detyra në institucionet e Kosovës.
Dhe, out of the blue, që thonë amerikanët, doli një kumtesë tepër problematike e BE-së, në kuptimin e frazave që përdoren për ta qortuar Kosovën se përse i liron nga detyra njerëzit që, tre vjet e gjysmë më vonë, i bien pishman dhe duan të kthehen aty ku kishin qenë deri në nëntor 2022-tës.
Nëse atëherë qenkan ndier të diskriminuar dhe thoshin se po u shkeleshin të drejtat e njeriut, si bëhet që tash nuk po u shkelen? Çfarë ka ndryshuar te ta, ndërkohë që targa ilegale më nuk ka; nuk ka dinar në qarkullim zyrtar; nuk ka bartje dhe kontrabandë parash me kombibusë; e ka policë të Kosovës madje edhe në Ujman?
Pra, gjykatësit e prokurorët, që ishin pjesë e shtyllës së pavarur të pushtetit ku duheshin treguar profesionalizëm dhe përkushtim për zbatimin e ligjit, i dogjën kartat që në çastin kur vendosën të vepronin sipas diktatit politik. U bënë argatë të LS-së dhe Vuçiqit, e jo të drejtësisë.
Atëbotë nuk çanë kokën as për bashkëqytetarët e tyre që do të kishin nevojë për veprimin e tyre profesional. Nuk çanë kokën nëse duhej ndjekur kriminelë dhe nëse duhej vënë drejtësinë në vend. I mbajtën peng qytetarët, veten dhe komplet sistemin e drejtësisë në veri.
“Sipas Kushtetutës së saj, Kosova është një shoqëri multietnike e qeverisur nga sundimi i ligjit dhe sistemi i saj gjyqësor duhet të reflektojë diversitetin etnik të Kosovës. BE në vazhdimësi i ka bërë thirrje Kosovës që të mundësojë riintegrimin e personelit gjyqësor të serbëve të Kosovës në përputhje me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet nga dialogu”, kështu thoshte BE-ja në reagimin e saj pas dekretit të Haxhiut.
Sinqerisht, argument më palidhje moti nuk kisha pasur rast të lexoja. Të flitej për sundim të ligjit, përderisa njerëz të caktuar iu shmangën punës profesionale, thuajse katër vjet tashmë, dhe në vend të kësaj e zgjodhën bojkotimin dhe moszbatimin e ligjit, është gjithçka veç argument nuk është.
Veprimi i tyre dhe mosmarrja me dorëheqjet e tyre qartazi i diskriminoi të gjithë ata që kanë pasur dëshirë që të konkurronin e angazhoheshin profesionalisht, e i vuri në pozitë të palakmueshme të gjithë ata që kanë pasur nevojë për veprimin e sistemit të drejtësisë.
además Dos ministros serbios y la analogía que Europa evitaDekreti i Haxhiut hapi rrugë për shpalljen e konkursit në të cilin mund të konkurrojnë madje edhe të dorëhequrit. Nuk e di nëse do të jetë kusht konkursi, porse logjikisht, kandidatët do të duhej ta kishin edhe provimin e jurisprudencës sipas rregullave në fuqi në Kosovë, për shkak se do t’u japin zbatim ligjeve që i miraton Kuvendi i Kosovës. Në fund, që të gjithë do të duhej ta jepnin betimin para simboleve të Republikës së Kosovës dhe t’ia qartësonin vetes se nëse duan të merren me politikë, do të duhej ta linin këtë punë, sepse gjyqësia e partia janë inkompatibile.
* * *
Pjesa tjetër e deklaratës së BE-së ishte kjo:
“BE-ja mirëpret tërheqjen e dorëheqjeve të paraqitura më 15 korrik 2026 nga ana e gjykatësve, prokurorëve dhe stafit mbështetës serbë të Kosovës. BE është e shqetësuar me vendimin e djeshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet të cilat tashmë ishin tërhequr dhe me vendimin e sotëm të ushtrueses së detyrës së presidentes për të dekretuar këto dorëheqje. Kjo duket të mos jetë në përputhje me ligjin, me procedurën e nevojshme dhe kërkesat nga sundimi i ligjit në Kosovë”.
Nuk e di cila pjesë e gjithë kësaj fjalie nuk është në përputhje me ligjin, pos asaj te tërheqjes së dorëheqjeve të paraqitura pas tre vjetësh e gjysmë. Pos kur të miratohet pushimi vjetor, i lehonisë, pa pagesë, mjekësor, studimor..., apo kur merret masa e suspendimit, mungesa nga puna s’ka si arsyetohet. Për më tepër shërben si bazë për shkëputjen e kontratës dhe të marrëdhënies së punës. Pra, tërheqja e dorëheqjes pas tre vjet e gjysmë nuk është, në fakt, në përputhje me ligjin. Sepse ligji nuk e parasheh rezervimin e vendit të punës mbi bazën e pishmanit.
Se cilat janë “procedurat e nevojshme” dhe çka nënkupton “sundimin e ligjit” në këtë rastin konkret – e besoj se e meritojnë edhe një komunikatë shtesë të BE-së, me përkufizime të qarta të të dyja çështjeve.
* * *
Përfundimisht, reagimi kaq i vrullshëm për një çështje që ka zgjidhje shumë të lehtë, nuk ndihmon.
Do të duhej kujtuar edhe një reagim të këtillë të vrullshëm në qershor të 2023-tës, kur Kosova akuzohej se po ndërmerrte hapa të njëanshme në gjithçka që po ndodhte në veri, dhe për pasojë na u imponuan sanksionet që bënë tre vjet deri sa u hoqën. Sa për rikujtim sanksionet nënkuptuan, ndër të tjera, ndalimin e përkohshëm të fondeve nga IPA; pezullimin e propozimeve të dorëzuara brenda Kornizës së Investimeve për BP dhe përjashtimin nga skemat e rëndësishme rajonale, si p.sh. Programi i Evropës Digjitale. Dhe jo, këto masa nuk e atakuan qeverisjen, por na goditën qytetarët e Kosovës. Dhe jo të gjithë kishin përkrahje direkte nga një shtet për t’i amortizuar ato.
Por, çka është edhe më me rëndësi, derisa ishim nën sanksione, Serbia nëpërmjet eksponentëve të vet kriminalë, përfshirë nënkryetarin e atëhershëm të LS-së, e realizoi sulmin terrorist në Banjskë. Po ajo Serbi dhe po ajo LS që i kishte cytur policët, gjykatësit e prokurorët të jepnin dorëheqje.
Ky ishte sulm ndaj Kushtetutës, integritetit territorial dhe sundimit të ligjit. Dhe atë që pamë të vinte atëbotë nga BE-ja, qenë: dënimi i aktit terrorist; shprehja e keqardhjes publike së Komisionit Evropian për faktin se Serbia ende nuk ka ndërmarrë veprime konkrete për ndjekjen penale të organizatorëve dhe se ata vazhdojnë të mbeten të lirë në territorin e saj dhe, fare në fund, pavarësisht rezolutave të Parlamentit Evropian që kërkonin ngrirjen e fondeve për Serbinë, nëse vërtetohej përfshirja e saj, BE-ja nuk vendosi masa ndëshkuese ndaj Beogradit, sepse “duhej konsensus të plotë pas përfundimit dhe dorëzimit të të gjitha raporteve zyrtare të hetimeve”.
además Si Serbia fuera como la ve Bruselas, sería mejor para todos.Më 24 shtator, bëhen tre vjet nga sulmi terrorist. Ende në pritje të sanksioneve me konsensus për shkak sulmit të dhunshëm kundër rendit shoqëror dhe sundimit të ligjit. Mbase BE-së i duhet dioptri tjetër për ta parë edhe këtë.