Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Zhegrova podría ser transferido a Arabia Saudita.

Edon Zhegrova

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë e paqartë. 

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romao, ka shkruar të shtunën se Zhegrova do të ishte i hapur për t’u transferuar tek Al-Ittihadi në Arabinë Saudite. 

Të premten u raportua se Zhegrova mund t’i bashkohej Lazios në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit 2026/27. 

Interesim nga Serie A për reprezentuesin e Kosovës ka shprehur edhe Atalanta. 

Për 27-vjeçarin kanë shprehur interesim edhe skuadra nga Franca dhe Anglia. 

Zhegrova nuk pati shumë hapësirë te Juve në edicionin e kaluar. 

Këtë edicion, sulmuesi i krahut ka luajtur vetëm 21 minuta. 

Zhegrova pjesë e “Zonjës e Vjetër” është nga vera e kaluar kur u transferua nga Lille për 15.5 milionë euro. 

Kontrata me Juventusin i skadon në verën e vitit 2030.