Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Zenel podría jugar contra Polonia.

Besfort Zeneli

Suedia e mposhti Rumaninë 2:1 të premten mbrëma, ndërsa të hënën nga ora 20:45 do të përballet me Poloninë. 

Këto ndeshje i takojnë Grupit B4 të Ligës së Kombeve. Në këtë grup është edhe Bosnjë-Hercegovina. 
Ndaj Rumanisë nuk luajti Besfort Zeneli, shkaku i lëndimit.  

Por, përzgjedhësi Graham Potter ka thënë se mesfushori 23-vjeçar mund të paraqitet ndaj polakëve. 

“Besforti është gati për lojë, kështu që është lajm i mirë. Ai është i gatshëm, por varet se si do të shkojë loja. Ka pasur problem me këmbë, nuk ka të bëj me lëndim muskulor. Ai ka kaluar periudhë të mirë me klubin dhe është gati të luajë për 90 minuta”, ka thënë Potter të dielën në konferencën për shtyp. 

Zeneli te Royale Unioni i ka dy gola e pesë asistime në 11 paraqitje.