Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Xhemaili no puede imaginar Suiza sin Xhaka.

Granit Xhaka

Blerim Xhemaili nuk e imagjinon përfaqësuesen e Zvicrës në futboll pa Granit Xhakën në qendër të fushës. Xhaka është lënë i lirë nga grumbullimi aktual, pasi pranoi se ka falsifikuar certifikatën për vaksinim kundër COVID19. Lidhur me Xhakën ka shumë diskutime, ndërsa së fundi foli edhe Blerim Xhemaili, ish-bashkëlojtari i tij te Zvicra.

Xhemaili tashmë e luan rolin e ekspertit të futbollit në mediumet zvicerane. Ai për Xhakën foli për “Blick”.

Fillimisht u pyet për falsifikim të certifikatës.

“Në njërën anë, futbollistët kanë rolin e modelit për të tjerët. Por në anën tjetër ata kanë edhe jetë private. Dy gjërat duhet të mbahen të ndara. Granit Xhaka është figurë shumë polarizuese. Rrjedhimisht është logjike që kjo temë është diskutuar më shumë në rastin e tij se në rastet e të tjerëve. Federata dhe Graniti do të ulen pas këtyre ndeshjeve dhe do të marrin një vendim për të ardhmen e tij në ekipin nacional. Mendoj që Graniti dëshiron të mbetet kapiten”, ka thënë Xhemaili.

Xhaka për kohë të gjatë është lider i pakontestueshëm i Zvicrës në fushë, por edhe jashtë saj.

“Sinqerisht nuk mund të them se çka do të bëja po të isha në pozitën e federatës. Për momentin, qartë se nuk mund ta imagjinojë ekipin nacional pa Granit Xhakën”, ka theksuar Xhemaili.