Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka thënë se lidhja e Granit Xhakës me klubin është më e fortë se kurrë më parë dhe se kapiteni dëshiron të ndërtojë “diçka edhe më të madhe” në edicionin e ri.
Transferimi i Xhakës para 12 muajsh doli të jetë i qëlluar për “Macet e Zeza”, pasi 33-vjeçari përveç në fushë, ka pasur rol të rëndësishëm edhe jashtë saj.
E ardhmja e Xhakës në verë u vu në dyshim kur në skenë u shfaq Chelsea i Xabi Alonsos.
Por, Sunderlandi e bëri të qartë se kapiteni Xhaka nuk është në shitje dhe se mesfushori është i përkushtuar për punë të mëtejme te kjo skuadër.
Sipas klubit të elitës angleze, Xhaka është shumë i kënaqur me punën e stafit të trajnerëve dhe zyrtarëve të klubit.
además
Xhaka: La gente se ha reído de mí.
Xhaka do ta udhëheqë sërish Sunderlandin, teksa skuadra e udhëhequr nga Le Bris do ta nisë kampanjën në udhëtim tek Ipswich Towni, të shtunën nga ora 16:00.
“Prapa skenës nuk ka ndodhur asgjë por ka të bëj me besimin, sigurinë dhe lidhjen me klubin. Është e qartë se Graniti e do këtë klub, e do grupin dhe dëshiron të jetë pjesë e këtij rrugëtimi edhe për një sezon. Dhe ka qenë edhe një dritare e vogël gjatë Kupës së Botës për t’i menduar gjërat ndryshe, por ai u kthye dhe tha ‘ky është Sunderlandi, dua të kthehem, të qëndrojë dhe të arrijë gjëra edhe më të mëdha në sezonin e ri'”, ka deklaruar Le Bris të premten kur u pyet për Xhakën.