---
description: Me kalimin te Hoffenheimi nga Baseli, Leon Avdullahu ka nisur kaptinë të re në karrierë. Por 21-vjeçari ende nuk ka vendosur se cilin shtet do ta përfaqësojë. A
title: Xhaka mund të ndikojë në vendimin e Avdullahut për përfaqësuese
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/01/7d36de78-0f75-4ed8-9577-2ac97b36ceef.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Xhaka mund të ndikojë në vendimin e Avdullahut për përfaqësuese

![Leon Avdullahu](https://resources.koha.net/images/2025/August/01/7d36de78-0f75-4ed8-9577-2ac97b36ceef.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 1 gusht 2025 17:07
- Shpërndaje në:

- 1 gusht 2025 17:07
- Shpërndaje në:

Me kalimin te Hoffenheimi nga Baseli, Leon Avdullahu ka nisur kaptinë të re në karrierë. 

Por 21-vjeçari ende nuk ka vendosur se cilin shtet do ta përfaqësojë. Ai ka mundësi të luajë për Kosovën dhe Zvicrën. Avdullahu ka theksuar se ende nuk ka vendosur, por “blueëin.ch” ka shkruar se Granit Xhaka mund të ndikojë në vendimin e tij. 

“Ende nuk kam vendosur se për kë do të luajë, për Zvicrën apo Kosovën”, ka deklaruar Avdullahu për mediumin gjerman “Kicker” të premten.

Kosova përballet me Zvicrën në ndeshjen hapëse të kampanjës kualifikuese të Botërorit 2026. Ndeshja e 5 shtatorit luhet në Basel. 

“U kam thënë të dyja federatave se fillimisht duhet të sistemohem sa më mirë në Hoffenheim e më pas do ta marrë vendimin final”. 

[Edhe ![Rasti Avdullahu – te Zvicra të dëshpëruar, te Kosova të entuziazmuar](https://resources.koha.net/images/2025/August/26/8b462ef9-6c9c-4c84-8111-550120be8923.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 26 gus 2025 Rasti Avdullahu – te Zvicra të dëshpëruar, te Kosova të entuziazmuar](https://www.koha.net/sport/rasti-avdullahu-te-zvicra-te-deshperuar-te-kosova-te-entuziazmuar)

Avdullahu ka thënë se vendimin do ta marrë me zemër. 

Ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me selektorët e të dyja përfaqësueseve, Franco Fodan e Kosovës dhe Murat Yakinin e Zvicrës. 

Avdullahu ka qenë kapiten i Zvicrës U21, ndërsa është i bindur se mund të jetë zëvendësues i denjë i Granit Xhakës te Zvicra A. 

Avdullahu është 21-vjeçar ndërsa Xhaka pritet të jetë te Zvicra edhe për dy apo tri vjet të tjera. 

Avdullahu në intervistën e gjatë për “Kicker” ka deklaruar se Xhaka dhe Sergio Busquets, janë lojtarët që i ka ndjekur që në moshë të re. 

Xhaka është kapiten dhe lojtari me më së shumti paraqitje te Zvicra. 

Avdullahu pjesë e Superligës së Zvicrës me Baselin ishte për dy edicione dhe më pas e bëri hapin e madh drejt Bundesligës. 

[Edhe ![Presidenti i federatës së Zvicrës flet për largimin e Avdullahut e Hajdarit](https://resources.koha.net/images/2025/November/27/67a6ad18-b26e-4a13-aad6-3d789eb72830.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 nën 2025 Presidenti i federatës së Zvicrës flet për largimin e Avdullahut e Hajdarit](https://www.koha.net/futboll/presidenti-i-federates-se-zvicres-flet-per-largimin-e-avdullahut-e-hajdarit)

Tani synon të bëhet lider në mesfushën e Hoffenheimit. 

“Gjithmonë kam qenë lider i lindur, tek ekipet e reja të Baselit dhe po ashtu në ekipin e parë. Projekti këtu është i përkryer për mua dhe padyshim se jam bindur”, ka shpjeguar Avdullahu që e fitoi titullin dhe Kupën e Zvicrës me Baselin në edicionin e kaluar.

[#leon abdullahu](https://www.koha.net/tag/leon-abdullahu) [#Hoffenheim](https://www.koha.net/tag/hoffenheim) [#Basel](https://www.koha.net/tag/basel) [#Granit Xhaka](https://www.koha.net/tag/granit-xhaka)

Artikuj të ngjashëm

- [![Hajdari i përgjigjet Xhakës: Unë dhe Leoni kemi zgjedhur me zemër të luajmë për Kosovën](https://resources.koha.net/images/2025/November/17/dfc55b2a-37b8-421b-8d31-aeca31223894.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 nën 2025 Hajdari i përgjigjet Xhakës: Unë dhe Leoni kemi zgjedhur me zemër të luajmë për Kosovën](https://www.koha.net/futboll/hajdari-i-pergjigjet-xhakes-une-dhe-leoni-kemi-zgjedhur-me-zemer-te-luajme-per-kosoven)
- [![Xhaka flet për vendimin e Avdullahut dhe Hajdarit si dhe për ndeshjen në Prishtinë](https://resources.koha.net/images/2025/November/12/d5254d3d-1dec-4f70-8d9b-cbfed275fbe4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 12 nën 2025 Xhaka flet për vendimin e Avdullahut dhe Hajdarit si dhe për ndeshjen në Prishtinë](https://www.koha.net/futboll/xhaka-flet-per-vendimin-e-avdullahut-dhe-hajdarit-si-dhe-per-ndeshjen-ne-prishtine)
- [![Avdullahu e Hajdari për “Blick”: Vendimi ynë frymëzon të rinjtë nga Kosova](https://resources.koha.net/images/2025/November/09/f9fddbe9-43ec-4575-93dd-d43ea83d3614.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 9 nën 2025 Avdullahu e Hajdari për “Blick”: Vendimi ynë frymëzon të rinjtë nga Kosova](https://www.koha.net/futboll/avdullahu-e-hajdari-per-blick-vendimi-yne-frymezon-te-rinjte-nga-kosova)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Xhaka mund të ndikojë në vendimin e Avdullahut për përfaqësuese","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/xhaka-mund-te-ndikoje-ne-vendimin-e-avdullahut-per-perfaqesuese","datePublished":"2025-08-01T17:07:46+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:50:09+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":364,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Me kalimin te Hoffenheimi nga Baseli, Leon Avdullahu ka nisur kaptinë të re në karrierë. Por 21-vjeçari ende nuk ka vendosur se cilin shtet do ta përfaqësojë. A","url":"https://www.koha.net/futboll/xhaka-mund-te-ndikoje-ne-vendimin-e-avdullahut-per-perfaqesuese","keywords":"leon abdullahu, Hoffenheim, Basel, Granit Xhaka","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/01/7d36de78-0f75-4ed8-9577-2ac97b36ceef.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
