Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Vozinha habla sobre su nominación a "mejor portero del año".

Vozinha

40-vjeçari Vozinha ishte i panjohur para se ta niste Kupën e Botës 2026 me Kepin e Gjelbër. Por u kthye në shtëpi me famën e superyllit global. 

Ai asnjëherë nuk ka luajtur për ndonjë klub elitar, por shkëlqeu me paraqitje në portë në duelet ndaj Spanjës, Uruguait, Arabisë Saudite në fazën grupore dhe ndaj Argjentinës në 1/16 e finales. 

Pas paraqitjeve në Botëror ai u transferua te skuadra kiliane Colo-Colo, ndërsa në muajin e kaluar u nominua për trofeun “Yashin”, që ndahet për portierin më të mirë të vitit. Gianluigi Donnarumma e fitoi i fundit këtë çmim. 

“Shumë njerëz do të thoshin se është e padrejtë, dhe në një mënyrë edhe unë ndihem kështu. Mendova se ishte shaka kur e dëgjova fillimisht në mediume. Unë i respektoj gjithë portierët në ligat më të mira dhe në ekipet më të mira. E marr këtë si shpërblim për gjithë Kepin e Gjelbër. Në këtë fazë të karrierës dhe jetës time, është dhuratë nga universi, kështu që i falënderoj të gjithë që më futën aty”, ka deklaruar Vozinha për “France Football”.