Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Vojvoda habla de sus objetivos con el Udinese.

Mergim Vojvoda Udinese

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, pret ta ndihmojë ekipin “duke dhënë  gjithmonë 100 %”. 

Ai ka theksuar se është përshtatur mirë tek Udinese. 

Vojvoda luajti deri në minutën e 85-të tek Udinese të shtunën. Udinese fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Monzas.

“Edicionin e kaluar në Como e nisa mirë, ashtu siç kam bërë edhe këtë vit. Mundohem t’ia shpërblej klubit besimin dhe ta ndihmoj ekipin duke dhënë gjithmonë 100%. Ndihem rehat me ekipin dhe trajnerin. Jam ambientuar shpejt, kështu që jam i lumtur”, ka thënë Vojvoda në konferencë për media pas fitores së parë. Udinese ka katër pikë nga dy ndeshje.

Ai ka vlerësuar trajnerin e Udineses, Kosta Runaiq.

“Cesc Fabregas dhe Runaiq janë trajnerë të ndryshëm. Pata fatin që u stërvita nga Cesc, por kam takuar shumë trajnerë në Itali, përfshirë Ivan Juriq. E kam luajtur këtë mënyrë të lojës edhe më parë, kështu që ishte e lehtë të përshtatesha me filozofinë e trajnerit. Është një lloj futbolli agresiv, por ai dëshiron ta mbajë shumë topin gjithashtu. Ai e di se çfarë mund t’i jap ekipit”, është shprehur Vojvoda.

Mbrojtësi 31-vjeçar iu bashkua Udineses nga Como në korrik.