Mërgim Vojvoda, ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes në krahun e djathtë të ndeshjes tek Udinese, që humbi 2:1 në shtëpi.
Ndeshja ndërmjet Udineses dhe Lazios u zhvillua të hënën mbrëma dhe i takoi javës së tretë të Serie A.
Udinese kaloi në epërsi në minutën e 49-të, por mysafirët shënuan dy gola për fitoren 2:1.
Golin e barazimit Lazio e shënoi në minutën e 75-të, kurse të fitores në minutën e 88-të.
Lazio së bashku me Romën dhe Interin kanë nga nëntë pikë.
Udinese mbetet me katër pikë nga tri ndeshje.