Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

El desempeño de Jashari está siendo evaluado; él afirma que no reemplazará a Xhaka.

ardon jashari

Në mungesë të Granit Xhakës, Ardon Jashari luajti në qendër të mesfushës për përfaqësuesen e Zvicrës në futboll. Xhaka është lënë i lirë nga ky grumbullim i helvetikëve, pasi pranoi se kishte falsifikuar certifikatën e vaksinimit kundër COVID19. 

Edhe pa Xhakën dhe Breel Embolon, që mbeti jashtë për arsye të njëjtë, Zvicra dominoi plotësisht dhe fitoi 3:0 ndaj Maqedonisë së Veriut, të shtunën mbrëma në Shkup. Ndeshja i takoi Ligës B të Ligës së Kombeve të UEFA-s. 

Jashari e kompletoi ndeshjen në pozitën e Xhakës, ndërsa paraqitja e tij është vlerësuar nga federata zvicerane e po ashtu nga mediat në Zvicër. 

Jashari ka prejardhje nga Kumanova dhe shumë familjarë të tij ishin në stadiumin në Shkup. 

“Është ëndërr e realizuar për mua dhe për ta që unë kam mundur të luaj në Shkup. Rrënjët e mia janë nga këtu”, ka thënë Jashari pas ndeshjes. 

Mesfushori i Milanit ka shtuar se familja është shumë krenare që ai ka fituar me Zvicrën dhe që ishte në gjendje ta shihte duke luajtur në stadium.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, po ashtu ka vlerësuar paraqitjen e Jasharit.

“Ai e kreu detyrën shumë mirë. Ishte organizator i lojës, ishte i përkushtuar në defanzivë, por po ashtu ka bërë disa pasime të shkëlqyera në hapësirë. Ishte kënaqësi ta shohësh duke luajtur”, ka thënë Yakin. Selektori i Zvicrës beson se Jashari është ndier komod duke luajtur me qendërmbrojtësit dhe përkrah Remo Freulerit në mesfushë.

“Megjithatë, një apo dy herë ishte shumë i nxituar dhe është munduar të marr vendime shumë shpejt”, ka tërhequr vërejtjen Yakin.

Edhe Jashari ka folur për përshtatjen shumë të mirë me Freulerin në mesin e fushës. Freuler shënoi një gol, ndërsa dy të tjerë mbajnë firmën e Zeki Amdounit. 

“Ishte fillim i mirë për mua, por edhe për ekipin. I jemi përmbajtur plotësisht planit të lojës. Kjo është argëtuese”, ka thënë 24-vjeçari Jashari.

Në një intervistë për SRF, Jashari ka thënë se nuk ishte synimi primar i tij të zëvendësojë Xhakën.

“Thjesht jam munduar të ofroj kualitetin tim në fushë dhe të ndihmoj ekipin, jo të zëvendësoj Granitin”, ka thënë Jashari. Ai është krenar që krahasohet me lojtarin që ka bërë histori për Zvicrën, Xhakën.

Familjarët e Jasharit janë lejuar ta vizitojnë futbollistin në hotel. Ai tani pritet të startojë edhe të martën ndaj Skocisë në Glasgow.