Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Vieira, nuevo seleccionador de Senegal

Patrick Vieira

Legjenda Patrick Vieira është emëruar përzgjedhës i ri i Senegalit në futboll.

Pape Thiaw u shkarkuar nga posti i selektorit të Senegalit pas eliminimit në Kupën e Botës. Senegali u mposht 3:2 nga Belgjika në raundin e parë nokaut të Kupës së Botës. 

Vieira është i lindur në Dakar të Senegalit. Ai ishte pa angazhim në futboll që nga nëntori, kur dha dorëheqje nga Genoa. Skuadrën italiane e udhëhoqi për 11 muaj. 

50-vjeçari kishte karrierë të madhe si futbollist. Për Francën i ka luajtur 107 ndeshje. Ishte te skuadra si Cannes, Milan, Arsenal, Juventus, Inter e Manchester City.

Si trajner ka punuar te New York City, Nice, Crystal Palace, Strasbourg dhe Genoa.
Është dalluar te Franca në kampanjën që përfundoi me titull të botës në vitin 1998 dhe gjatë Evropianit 2000, të cilin po ashtu e fituan “trekolorët”.