Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Ha fallecido Zenun Brovina, la gran figura del fútbol kosovar.

Zenun Brovina

Ka vdekur Zenun Brovina, emri i madh i futbollit në Kosovë.

Brovina e kishte nisur karrierën te Vëllaznimi i Gjakovës, ndërsa kishte luajtur edhe për Partizanin e Beogradit dhe Prishtinën. I lindur më 3 gusht të vitit 1942, Brovina ishte edhe kapiten i reprezentacionit të Kosovës. 

“Për Gjakovën dhe Vëllaznimin, Zenun Brovina ishte një krenari e veçantë. Ai ishte futbollist i jashtëzakonshlm, por mbi të gjitha ishte njeri i madh, i respektuar, modest, korrekt dhe i dashur nga të gjithë. Ai së bashku me Veli Vraniqin e Burim Hatipin ishin tre nga emrat e mëdhenj që veshën fanellën e Prishtinës dhe që me lojën e tyre lanë gjurmë në historinë e klubit dhe të futbollit kosovar. Me Zenun Brovinën, futbolli i Kosovës humbi një legjendë. Por trashëgimia e tij, kujtimet nga ndeshjet, fanellat që veshi, kontributi dhe shembulli që la pas do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë sonë sportive. Në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Brovina, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit të futbollit të Kosovës”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Për një periudhë të shkurtër futbolli kosovar mbeti pa dy personalitete shumë të çmuara. Të dielën vdiq Erdogan Celina.