Carlos Baleba është futbollisti më i ri i Manchester Unitedit.
Baleba me “Djajtë e Kuq” ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
22-vjeçari nga Kameruni iu bashkua Unitedit nga Brightoni për 75 milionë euro.
“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të bashkohem me klubin e ëndrrave të mia. Të luash në ‘Old Trafford’ është gjithmonë diçka e veçantë, por ta bëj këtë si lojtar i Manchester Unitedit do të jetë një nder i madh. Ambicia e të gjithëve në klub është shumë e qartë. E ardhmja është jashtëzakonisht emocionuese dhe jam i vendosur të jap kontributin tim për të arritur suksesin që, së bashku, jemi të aftë ta realizojmë”, ka thënë Baleba.
Mesfushori me tipare defensive pjesë e Brightonit ishte nga viti 2023 kur ishte transferuar nga Lille për 27 milionë euro.
Baleba me Brightonin zhvilloi 112 ndeshje, derisa kontribuoi me katër gola dhe dy asistime.