Paris Saint-Germaini është pranë kompletimit të transferimit të Ferran Torresit nga Barcelona.
Sulmuesi spanjoll pritet të udhëtojë këtë fundjavë drejt Parisit, ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore para se transferimi të zyrtarizohet.
Sipas raportimeve të fundit, klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin.
Torres, që e shënoi golin e fitores për Spanjën në finalen e Kupës së Botës, me Parisin do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
26-vjeçari pjesë e Barçës është nga viti 2022, kur u transferua nga Manchester City.
Torres me Barçën ka zhvilluar 207 ndeshje, derisa ka kontribuar me 65 gola dhe 23 asistime.
Artículos similares
-
Muriqi entre los tres primeros de La Liga, dejando atrás a grandes nombres
-
"Marca" escribe sobre la competencia entre Muriqi y Mbappé por el "Trofeo Pichichi".
-
Muriqi, el mejor jugador del mes en La Liga
-
El Barcelona asegura cuartos de final en la Copa del Rey
-
El ganador de la Champions League está interesado en la estrella del Barça.