Mesfushori 17-vjeçar, Adri Mehmeti, ka regjistruar tjetër paraqitje për përfaqësuesen e SHBA-së.
Në orët e para të së mërkurës përfaqësuesja amerikane fitoi 1:0 në miqësore ndaj Kanadasë.
Mehmeti luajti prej minutës së 74-t. Ai është pjesë e New York Red Bulls, ndërsa tashmë i ka tri paraqitje për SHBA-në.
Debutoi më 26 shtator ndaj Perusë. Startoi ndaj Kilit më 30 shtator, ndërsa ndaj Meksikës qëndroi në stol.
Por mori sërish minuta për ndeshjen me Kanadanë. 19-vjeçari Justin Ellis e shënoi golin e vetëm për Amerikën.
Mehmeti në vitin 2023 luajti për Shqipërinë U15.