Khephren Thuram do të operohet dhe do të mungojë për kohë të gjate te Juventusi, kanë shkruar të mërkurën mediumet italiane.
Mesfushori që vlerësohet prej më të mirëve te “zonja e vjetër”, pritet të jetë jashtë fushës deri në janar të vitit të ardhshëm.
Telashet që i ka në zonën e gjurit, i kishte edhe në fundin e sezonit të kaluar.
Thurami e ka vizituar specialistin e gjurit, Bertrand Sonnery Cottet, në Lyon këtë javë. Dhe sipas “Gazzetta dello Sport” ky mjek e ka udhëzuar Thuramin të operohet.
Juventusi si zëvendësues të tij e ka huazuar Pape Matar Sarrin nga Tottenhami.
Për tre muaj do të mungojë edhe ylli tjetër i skuadrës, Kenan Yildiz, i cili është operuar për shkak të një frakture në këmbë.