Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Albania confía en la victoria sobre San Marino.

Albania

Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Rolando Maran dhe sulmuesi Rey Manaj, kanë folur të hënën në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër San Marinos.

Ndeshja Shqipëri – San Marino luhet të martën nga ora 20:45 në “Air Albania” në Tiranë.

Për kombëtaren shqiptare është ndeshja e fundit e Grupit C1 të Ligës së Kombeve, sa i takon këtij grumbullimi.

Tekniku italian, Maran, kërkon nga lojtarët e tij seriozitet maksimal ndaj San Marinos.

“Dridhem kur dëgjoj se ka ndeshje të thjeshta. Ka ndeshje të lodhshme dhe më pak të lodhshme, por hyjmë në fushë me të njëjtën dëshirë si në Helsinki. Nuk duhet të shqetësohemi për rezultatin”, ka thënë Maran.

Sulmuesi Manaj ka premtuar maksimumin nga minuta e parë.

“Sa më shumë të shënojmë, më të lumtur do të jenë të gjithë. Duhet ta nisim fort ndaj San Marinos, të sulmojmë dhe ta zhbllokojmë rezultatin në 20 minutat e para. Rëndësi kanë pikët, jo kush shënon”, është shprehur Manaj.

Shqipëria të shtunën humbi nga Finlanda 2:1.

Muajin e kaluar i fitoi ndeshjet kundër San Marinos, 3:0, dhe Bjellorusisë, 2:0.
Shqipëria është e dyta me gjashtë pikë. 

Finlanda renditet e para me një pikë më shumë, kurse Bjellorusia është e treta me katër pikë.
San Marino është pa pikë.