Juventusi e ka nisur me fitore edicionin e ri në Serie A. Por trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar më shumë nga sulmuesi Randal Kolo Muani.
“Zonja e Vjetër” të dielën e mposhti Frosinonen me rezultatin 1:0. Golin e shënoi Gleison Bremer, kure Kolo Muani nuk arriti të linte gjurmë.
Spalletti ka thënë se sulmuesi francez duhet të kthehet në formën më të mirë dhe të jetë më efikas para portës.
Trajneri italian ka vlerësuar cilësitë fizike dhe teknike të Kolo Muanit.
“E transferuam Kolo Muanin, jemi kujdesur për të dhe e dimë vlerën e tij. Por ai duhet ta kuptojë se nuk ka luajtur rregullisht prej dy vjetësh dhe se duhet të ketë arsye për këtë. Ndonjëherë mendon se je në një nivel të jashtëzakonshëm, por më pas kupton se ke lënë diçka pas dhe duhet të punosh për ta kthyer atë. Kolo di ta mbajë topin, të gjejë hapësira dhe është fizikisht i fortë. Por këto janë pikërisht ndeshjet në të cilat ai duhet të shënojë gola”, ka thënë 67-vjeçari Spalletti.
además
Spalletti revela cuándo Zhegrova volverá a estar en su mejor forma.
27-vjeçari Kolo Muani iu bashkua Juves në fillim të këtij muaji nga Paris Saint-Germaini për 41 milionë euro.
Kolo Muani ka luajtur te Juve në formë huazimi përgjatë pjesës së dytë të edicionit 2024/25. Si i huazuar qendërsulmuesi luajti edicionin e kaluar te Tottenham Hotspuri.