Manchester City është duke bërë ndryshime të shumta. Ndërrimi i trajnerit pas 10 vjetësh nuk është e lehtë, njësoj si edhe largimi i shumë lojtarëve.
Katër startues prej fitimit të “tripletës” në edicionin 2022/23, Manuel Akanji, Nathan Ake, Bernardo Silva dhe John Stones, janë larguar në këtë verë përfundimisht. Janë transferuar Elliot Anderson dhe 17-vjeçari premtues Jeremy Monga. Mund të ketë edhe të tjera zhvillime.
Rodri, kapiteni i Spanjës në triumfin e Kupës së Botës, do të operohet të hënën, ndërsa e ka edhe një vit në kontratë. E ardhmja e tij duket larg Cityt dhe afër Real Madridit.
30-vjeçari pritet të largohet në këtë verë, ndonëse trajneri i ri Enzo Maresca dëshiron që ai të qëndrojë.
Rodri u zgjodh edhe lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026.
Pas këtyre spekulimeve, Manchester City ka kthyer vëmendjen te mesfushori i Lillet, Ayyoub Bouaddi, i cili impresionoi me paraqitje në Botëror me Marokun.
-
Sokoli: Kosovo está mucho más cerca de los playoffs que Albania
-
La brillantez continua de Xhaka: Necesitamos un capitán como Granit
-
El entrenador del Sunderland habla sobre la ayuda que recibe de Xhaka.
-
Noche histórica para Kosovo, a una victoria del Mundial.
-
Otro jugador eslovaco destaca las cualidades de Kosovo