Derbi i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll mes Dritës së Gjilanit dhe Prishtinës është shtyrë.
Vendimin e mori Komisioni i Garave të Superligës.
Drita të enjten luan ndeshje në Ligën e Konferencës, ndërsa derbi i xhiros së dytë është dashur të zhvillohet në fundjavë. Por do të luhet në termin tjetër, që do të caktohet ndërkohë.
Drita kërkon kualifikimin në fazën e ligës në “Conference League”.
Artículos similares