Schalke kërkon tre pikët e para në edicionin 2026/27 në Bundesligën gjermane.
Por do të ketë ndeshje shumë të vështirë ndaj Bayern Munchenit.
Schalke synon ta befasojë Bayernin në ndeshjen e xhiros së dytë të elitës gjermane.
Schalke të shtunën nga ora 18:30 e pret Bayernin.
Skuadra e kthyer në elitën gjermane, Schalke, u mposht në udhëtim nga Augsburgu me rezultatin bindës 3:0.
Ndërkohë Bayerni e filloi me fitore mbrojtjen e titullit, duke e mposhtur Stuttgartin me rezultatin e thellë 5:1.
Një tjetër ndeshje interesante është ajo ndërmjet Hoffenheimit dhe Borussia Dortmundit.
Hoffenhemi të shtunën nga ora 15:30 e pret Dortmundin.
Për Hoffenheimin nuk do të luajë sërish Fisnik Asllani. Ndërsa nga minuta e parë pritet të paraqiten mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Leon Avdullahu.
Hoffenheimi në ndeshjen e parë u mposht 3:2 nga Kolni.
Dortmundi e nisi me fitore edicionin, duke e mposhtur Hamburgun me rezultatin 2:0.