Në pjesën e parë Donat Rrudhani dha një asistim. Në pjesën e dytë shënoi gol nga penalltia në fitoren 3:2 të Sionit ndaj kampionit të Zvicrës, Thunit.
Rrudhani e shënoi golin nga penalltia në minutën e 53-të, ndërsa asistoi për e parë të minutës së 21-të.
Në minutën e 67-të u zëvendësua. Nga minuta e 67-të në fushë për Sionin luajti Rilind Nivokazi, kurse Benjamin Kololli mbeti në stol.
Për Rrudhanin është goli i tretë dhe asistimi i parë.