Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

La reacción emotiva de Albian Hajdari

albián hajdari

Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, është shfaqur emocional në reagimin e tij pas largimit nga grumbullimi. 

Hajdari nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës. Ai mungoi ndaj Austrisë për shkak të lëndimit dhe nuk do të jetë gati as për dy ndeshjet e ardhshme. Kosova të enjten përballet me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, kurse të dielën luan sërish me Austrinë.

“Sot më dhemb jo vetëm lëndimi, por edhe mendimi se nuk do të jem në fushë me Kosovën në ndeshjet e ardhshme. Për fat të keq, duhet të kthehem në Gjermani për t’u rikuperuar. Lëndimi fizik është një dhimbje më vete, por të mungosh kur e di se ekipi po lufton për Kosovën… kjo dhemb edhe më shumë. Do të doja të isha aty, bashkë me ju, duke luftuar për çdo top, për çdo minutë dhe për këtë fanellë që për mua do të thotë gjithçka. Megjithatë, jam dhe do të jem gjithmonë krenar për këtë ekip dhe për gjithçka që kemi arritur deri tani. Kemi treguar karakter, kemi luftuar së bashku dhe kemi bërë që Kosova të jetë aty ku meriton të jetë. Unë do të jem me ju nga larg. Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Hajdari në Instagram.