Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Raçi, parte de la exitosa defensa del Hajduk

Ron Raci

Hajduku i Splitit, ku paraqitet mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, është në pozitën e shtatë në mesin e 32 ekipeve nga ligat më të forta në Evropë në një statistikë ku e lë prapa edhe mbrojtjen e Real Madridit dhe Barcelonës. 

CIES, që merret me statistika të futbollit, ka shkruar se Hajduku është prej skuadrave që nuk i lë shumë hapësirë kundërshtarëve për të realizuar gol. Pra, nuk lejon gjuajtje të kundërshtarëve në drejtim të portës. 

Hajduku lejon mesatarisht 6.5 gjuajtje në drejtim të portës. Vetëm Bayern Munichu dhe pesë klube të tjera kanë statistika më të mirë se Hajduku, shkruan mediumi kroat “Index” të dielën.  

Mbrojtësi 24-vjeçar i Kosovës, Raçi, ka 10 paraqitje në këtë edicion në nivel klubesh dhe e ka një gol të shënuar. Raçi me Kosovën ka pesë paraqitje. 

Te Hajduku i Splitit luajnë edhe mesfushorët Etnik Brruti dhe Adrion Pajaziti.