Ron Raçi dhe Adrion Pajaziti ishin titullar te Hajduku i Splitit të enjten mbrëma, kurse Etnik Brruti u inkuadrua në pjesën e dytë.
Dhe që të tre futbollistët shqiptarë të skuadrës së madhe kroate, dhanë kontribut në fitoren e thellë 4:0 ndaj Zhalgirisit të Lituanisë.
Hajduku e siguroi avancimin tutje me rezultatin e përgjithshëm, 9:2.
Raçi e kompletoi ndeshjen, kurse Pajaziti u zëvendësua në minutën e 68-të, kur edhe u inkuadrua Etnik Brruti.
Hajduku në plejof do të luajë ndaj Rakowit të Polonisë.
Artículos similares