Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

El PSG gana y se acerca a la cima.

PSG

Paris Saint-Germaini e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Ligue 1 të Francës.

Të shtunën mbrëma skuadra parisiene fitoi 3:1 ndaj Le Mansit. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të kampionatit francez.

Lucas Beraldo realizoi penallti në minutën e 19-të, ndërsa për 1:1 shënoi Louis Mafouta në minutën e 54-t.

Por goli i Le Mansit solli reagimin e skuadrës së Luis Enriques.

Për 2:1 shënoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 61-të, kurse në minutën e 68-të për 3:1 shënoi Maghnes Akliouche.

PSG tani i ka 11 pikë në vendin e pestë. Nga 11 pikë i kanë edhe Lyoni e Paris FC. Monaco ka 14 pikë e Lille 13.

Po të shtunën, Monaco luajti 2:2 me Toulousen, kurse Paris FC pësoi 1:0 nga Lorienti.