Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Las protestas de los aficionados interrumpen el partido de La Liga

Rayo Vallecano

Ndeshja mes Rayo Vallecanos dhe Athletic Bilbaos do të zhvillohet në një datë tjetër, pas protestave të tifozëve të Rayos ndaj presidentit të klubit, Raul Martin Presa. 

Dueli i xhiros së tetë të La Ligas mes Rayos dhe Bilbaos nisi në orën 14:00, por u ndërpre pas afro gjysmë ore. 

Tifozët e Rayos kanë qenë të pakënaqur me presidentin e klubit për kohë të gjatë. Të shtunën ata kanë hedhur në fushë aeroplanë prej letre e topa, pas 13 minutash lojë.

Mbledhësit e topave dhe punëtorët e tjerë kanë shpenzuar afro dhjetë minuta për ta pastruar fushën që të jetë e gatshme për të vazhduar.

Por, kur ajo nisi sërish pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi, tifozët nisën sërish me hedhje të objekteve në fushë dhe gjyqtari Sanchez Martinez e ndërpreu ndeshjen përfundimisht.