Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

El portero Mpasi no era elegible para participar en la Copa del Mundo.

Lionel Mpasi

Ndeshja e 1/16 së finales së Kupës së Botës mes Kongos dhe Anglisë u mbyll me rezultatin 2:1 për anglezët. 

Ata patën shumë telashe në atë ballafaqim. Shumë prej tentimeve të tyre i priti portieri Lionel Mpasi. 

“New York Times” ka shkruar të mërkurën se Mpasi nuk është dashur të lejohej të luante në Botërorin 2026. 

Mpasi ka luajtur për U17 të Francës. Më pas nisi procedurat për t’iu bashkuar Republikës Demokratike të Kongos. Por, problemi është se ai proces nuk është kompletuar asnjëherë zyrtarisht. 

Rrjedhimisht, Mpasi teknikisht nuk kishte të drejtë të luante në kualifikime të Kupës së Botës. Nigeria kishte bërë ankesë në FIFA pas disfatës nga Kongoja. Kongoja kishte avancuar në ngjarjen globale, ndërsa Nigeria u eliminua. Dhe Mpasi ishte pjesë e Kongos ndonëse nuk kishte të drejtë. 

Kjo shton edhe më shumë presionin te presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, për parregullsi.