Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Pochettino dice que al Chelsea se le debería quitar el título.

Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino beson se Chelseat duhet t’i hiqet titulli i Premier Leagues i edicionit 2016/17, kur Tottenhami i udhëhequr në atë kohë nga ai, përfundoi në pozitën e dytë. 

Chelsea u gjobit me 12.5 milionë euro në muajin mars për shkelje historike të rregullave të garës. 

Chelsea i Antonio Contes përfundoi me shtatë pikë në vendin e parë, para Spursit të Pochettinos.

Pronarët e Chelseat, Todd Boehly dhe Clearlake Capital, raportuan për 74 shkelje të rregullave të Shoqatës së Futbollit, kur e morën klubin në vitin 2022. 

“Blutë” po ashtu raportuan se kanë bërë afro 55 milionë euro pagesa sekrete për menaxherë të paregjistruar dhe për palë të treta, për transferimet e bëra mes viteve 2011 dhe 2018. 

“Ne duhet ta fitojmë një titull, një Premier League. Ne duhej ta kishim fituar atë titull. Chelsea u dënua, ata e pranuan, kështu që kjo është. Titulli duhej t’i takonte ekipit të vendit të dytë. Është e vërtetë se ne nuk garuam me rregulla të njëjta”, ka deklaruar Pochettino që e udhëhoqi Tottenhamin prej vitit 2014 deri në vitin 2019. 

Pochettino, që tani është përzgjedhës i SHBA-së, me Tottenhamin luajti edhe në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2019. 

Argjentinasi Pochettino u bë më pas trajner i Chelseat, në edicionin 2023/24.