Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

El seleccionador de Irlanda vuelve a pronunciarse sobre Israel.

Heimir Hallgrimsson

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka konfirmuar se do ta luajnë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve kundër Izraelit, të dielën. Ai ka insistuar se lojtarët duhet të “përqendrohen në futboll”, mes protestave të vazhdueshme. 

Drejtuesit e fushatës “Stop the Game” u kanë bërë thirrje tifozëve të takohen në stadium përpara ndeshjes në shtëpi ndaj Austrisë të enjten, për të shprehur kundërshtimin ndaj ndeshjeve të cilat, sipas tyre, ndihmojnë në “gjenocidin sportiv”.

Irlanda e fitoi ndeshjen e parë kundër Izraelit me rezultat 3:0.

Ndeshjen e dytë ndaj izraelitëve, irlandezët e luajnë të dielën në Serbi.

“Duhet të përqendrohemi te futbolli. Do t’i lë të tjerët të mendojnë për sigurinë dhe gjërat tjera”, tha Halgrimsson në konferencë të mërkurën. “Nuk do të lejoj që zhurma e jashtme të ndikojë të përqendrohem te futbolli. Duhet t’ua jap këto mendime të tjerëve që kujdesen për sigurinë”.

Ai ka theksuar se Irlanda do ta zhvillojë edhe ndeshjen e dytë kundër Izraelit.

“Federata ka thënë se do t’i luajmë të dyja ndeshjet dhe ne do ta respektojmë këtë vendim. Ky ishte qëllimi ynë kur erdhëm në këtë grumbullim dhe ky mbetet ende qëllimi ynë. Ka qenë e vështirë, veçanërisht për lojtarët. Ka qenë vërtet e vështirë. Por tashmë është vendosur që do t’i luajmë ndeshjet”, ka thënë përzgjedhësi i Irlandës.

Ndeshja Irlandë – Austri luhet të enjten nga ora 20:45. Edhe ndeshja tjetër e Grupit B3 të Ligës së Kombeve ndërmjet Izraelit dhe Kosovës luhet të enjten nga ora 20:45.