Ka pasur skena të pabesueshme pas ndeshjes së dytë mes Lyonit dhe Fenerbahçes. Skuadra turke, falë edhe golit të Vedat Muriqit, mposhti Lyonin në Francë dhe u kualifikua në Championas pas një kohe të gjatë.
Pas ndeshjes Matteo Guendouzi ishte në qendër të vëmendjes. Ai madje u sulmua nga anëtar i stafit të Lyonit, edhe pse fillimisht u raportua se ishte tifoz.
Pamjet kanë shfaqur Guendouzin duke provokuar tifozët e Lyonit pas ndeshjes së tensionuar të plejofit. Kjo i zemëroi edhe lojtarët vendas. Erdhi te një përleshje e madhe ku u përfshinë lojtarët e të dy skuadrave.
Sipas “L’Equipe”, trajneri i portierëve të Lyonit, Antonio Ferreira, provoi ta godiste Guendouzin. Por në momentin e fundit u ndal nga një person i sigurimit. Më pas Ferreira është sulmuar nga lojtarë e drejtues të Fenerbahçes.
Guendouzi, që është nga Franca, më parë ka luajtur për Marseillen, rivalin e madh i Lyonit. Ai ishte fishkëllyer zëshëm kur doli në fushë të mërkurën. U përgjigj duke ngritur gishtin e mesëm. Gishtin e mesëm ua ka treguar tifozëve edhe pas ndeshjes. Në fakt ka bërë provokime të shumta pas takimit.
Është arsyetuar duke thënë se është fyer nga tifozët e Lyonit. Ka thënë se i është fyer edhe familja gjatë ndeshjes.
Trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal ka përkrahur mesfushorin.
“Si ekip të gjithë kemi qëndruar së bashku në përkrahje të Guendouzit. Përkrahja është ofruar. Kjo është e tëra që ka të bëjë me punën ekipore”, ka thënë Kartal.
Lyon sahasında skandal saldırı! Maç sonu çıkan olaylardan yeni görüntüler geldi.
— Aykırı (@aykiri) 26 de agosto de 2026
Guendouzi’nin sevincini kutladığı anlarda Lyonlu futbolcular saldırıya geçiyor. Bu sırada Fenerbahçeli futbolcular, takım arkadaşları Guendouzi’yi adeta güvenlik görevlisi gibi koruyorlar.… https://t.co/OfDNNErE6j pic.twitter.com/Iq5jCZNpM1
-
Muriqi anota un gol, el Fenerbahçe regresa a la Liga de Campeones después de mucho tiempo.
-
El Feyenoord condena a sus aficionados.
-
Muriqi y Avdyli, a 90 minutos de la "Champions"
-
Muriqi agradece a los aficionados, ahora la atención se centra en la Liga de Campeones.
-
El Fenerbahçe queda eliminado en el primer partido de los playoffs.