Kampioni i dy edicioneve të fundit në Evropë, Paris Saint-Germaini, ka shkëlqyer në pjesën e parë.
Realizoi tri herë në udhëtim te Manchester City dhe është duke udhëhequr 3:0.
Desire Doue, Ousmane Dembele dhe Vitinha i shënuan golat e epërsisë bindëse.
Manchester City tani udhëhiqet nga Enzo Maresca. Në tribuna është ish-trajneri Pep Guardiola.
Për Cityn është ndeshja e parë në shtëpi, qëkur u shpall fajtor për thyerje të rregullave financiare.