Paris Saint-Germaini ka ftuar dy futbollistët e Prishtinës, Lorik Mehmetin (18 vjeç) dhe Rin Ahmetin (17), për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore vlerësimi në akademinë e PSG-së, e cila do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 9 gusht.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në “Facebook”.
“Kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për cilësinë, potencialin dhe punën e Lorikut dhe Rinit, të cilët do të kenë mundësinë të stërviten dhe të dëshmojnë vlerat e tyre në një nga akademitë më prestigjioze të futbollit evropian. Klubi u uron Lorik Mehmetit dhe Rin Ahmetit shumë suksese gjatë kësaj periudhe stërvitore dhe vlerësimi, me bindjen se do ta përfaqësojnë me dinjitet Prishtinën dhe futbollin e Kosovës”, shkruan në njoftim.
Ahmeti dhe Mehmeti vlerësohen futbollist me potencial.
-
El París vence al Le Havre y sube en la tabla
-
París gana de forma convincente y vuelve al primer puesto
-
Sexto trofeo de la temporada para el PSG de Luis Enrique
-
El PSG gana el partido en el que se marcaron ocho goles
-
Tras dos títulos europeos consecutivos, el PSG se une a los clubes más grandes de la historia.