Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka bërë të ditur se neurologët kanë dhënë konfirmim me shkrim se Jamal Musiala ka qenë në gjendje të luajë. Hoeness ka folur për zhvillimet e reja rreth yllit gjerman të futbollit, pasi e pranoi se ishte “pa fjalë” kur ylli i bavarezëve kolapsoi në fushë dy herë brenda katër ditësh.
Musiala në ndeshjen e dytë miqësore, kolapsoi në fushë vetëm gjashtë minuta pasi hyri në lojë nga banka rezervë në fitoren 4:2 ndaj Heidenheimit.
Herën e parë, Musiala kolapsoi në fushë në ndeshjen ndaj Leipzigut.
Herën e parë ishte Ismael Saibari që e ndihmoi Musialan, ndërsa të martën ishte kapiteni i Anglisë, Harry Kane.
Lojtarët më pas krijuan një mur mbrojtës, për ta ruajtur privatësinë e Musialas.
Pasi iu dha ndihma mjekësore, Musiala doli nga fusha duke ecur.
además
Moreira llega al Milan procedente del Estrasburgo.
“Kemi qenë të vetëdijshëm për problemet tash e një kohë. Kundër Leipzigut, ndodhi për herën e parë në fushë dhe ishte e dukshme për secilin. Në atë pikë, ne menduam se ‘nëse nuk ndodh sërish kaq shpejtë, atëherë terapia që e merr do ta ndihmojë. Por kur ndodh sërish brenda katër ditësh, në të njëjtën mënyrë, më ka lënë plotësisht pa fjalë. Isha pa fjalë, që është e rrallë për mua. Ne prisnim çdo gjë përveç përsëritjeve të problemeve. Është tragjedi, sidomos për Jamalin”, ka deklaruar Hoeness për “Sky” dhe “RTL” të mërkurën.
Ai ka shtuar se Musiala e ka përkrahjen e plotë të ekipit, ndërsa vetë futbollisti ka thënë se është mirë.