Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Muslija podría regresar a Hannover.

florent muslija

Një prej lojtarëve kyç te Kosova, Florent Muslija, mund të kthehet të luajë për klubin gjerman, Hannover. 

Mediume të afërta me klubin e Bundesligës 2 kanë shkruar se Muslija mund të kthehet në Hannover, për të cilin u paraqit nga vera e vitit 2018 deri në fillim të vitit 2022.

Muslija është pjesë e Freiburgut që garon në Bundesligë.

“Freiburgu tashmë ka sjellë tre lojtarë të rinj ofensivë. Dhe gjasat e Muslijës për të luajtur nuk pritet të përmirësohen. Një largim, ndoshta në formë huazimi për shkak të kontratës së tij deri në vitin 2028, duket i mundshëm”, shkruan “liga-zwei.de”.

Muslija pritet të kthehet në tetor nga lëndimi.

Në prill mesfushori ofensiv këputi ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë.

Ai së fundi ishte huazuar nga Freiburgu te Fortuna Dusseldorfi.