Luka Modriqi do të vazhdojë të luajë për Kroacinë.
Federata kroate kroate konfirmoi të shtunën se numri 14 i Milanit, do të jetë pjesë e Kroacisë për ndeshjet ndaj Çekisë, Spanjës dhe Anglisë në Ligën e Kombeve.
Ish-mesfushori i Real Madridit ka folur me përzgjedhësin e ri Slaven Biliq dhe presidentin Marijan Kustiq, dhe është vendosur që 40-vjeçari të vazhdojë të luajë.
Ai i ka 202 paraqitje për Kroacinë.
“Natyrisht, vendimi i Lukas më bën jashtëzakonisht të lumtur. E dimë se çfarë ai mund të jap për Kroacinë, brenda dhe jashtë fushës. Mezi pres të punojë me të sërish, pas 14 vjetësh, dhe të gjithë i kemi ambiciet e forta për ta mbajtur Kroacinë në mesin e më të mirave”, ka deklaruar Biliq.