Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Messi marca un golazo

Lionel Messi

Superylli argjentinas, Lionel Messi, nuk ka të ndalur.

Messi ka shënuar supergol për Inter Miamin.

Por goli i Messit nga gjuajtja e lirë nuk mjaftoi.

Inter Miami e humbi 2:1 ndeshjen e kampionatit MLS kunder Columbus Crew.

Messi ka 21 gola e 11 asistime këtë edicion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Messi pritet ta zhvilloj ndeshjen përshëndetëse për Argjentinën më 6 tetor kundër Beninit.

Miqësoren ndaj Beninit, Argjentina e luan në në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit.

Messi pas Botërorit njoftoi përmes një mesazhi të gjatë të shkruar me dorë në Instagram, fundin e karrierës së tij ndërkombëtare, kulmi i së cilës ishte Kupa e Botës e fituar në Katar në vitin 2022. 

Rekordi i tij përfshin gjithashtu dy tituj radhazi të Kupës së Amerikës të fituar në vitet 2021 dhe 2024.

Në total, lojtari i konsideruar nga shumë si futbollisti më i mirë në histori ka luajtur 207 ndeshje me ekipin përfaqësues argjentinas, ka shënuar 125 gola dhe ka dhënë 68 asistime.

VIDEO: