Agon Muçolli është lojtari i radhës i transferuar nga Llapi. 27-vjeçari luan kryesisht si sulmues krahut, ndërsa me Llapin ka firmosur për dy vjet.
I lindur në Danimarkë, Muçolli ka bërë karrierë edhe në ligat elitare të Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë. Së fundi ishte te Fredericia, për të cilën skuadër i shënoi katër gola në 16 paraqitje në Superligën daneze. Muçolli ka luajtur për të rinjtë e Danimarkës dhe të Shqipërisë.
Për Llapin pritet të jetë përforcim i madh.
Artículos similares